

LIEBHERR IXRFW 5103 Pure
Вклучен данок. Испораката се пресметува при наплата
EAN: 4016803143352
Frigorifer Side by Side — IXRFW 5103 nga seria Pure. Vëllimi 797 l.
Dekada specializimi në një pajisje
Liebherr është prodhues gjerman që prej më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh zhvillon vetëm teknikë ftohëse — frigoriferë, ngrirës dhe frigoriferë vere. E gjithë vëmendja inxhinierike është përqendruar në një detyrë: ta ruajë ushqimin sa më gjatë të freskët, me konsumin më të ulët të energjisë dhe punën më të qetë.
Teknologjitë e integruara në IXRFW 5103
- TipOpen — Ju pëlqen shumë që dizajni me dekorin e kuzhinës pa doreza të bjerë në sy menjëherë? Atëherë, dera e xhamit pa doreza, me sipërfaqe të izoluar plotësisht është shtesa e përsosur për këtë - ajo integrohet më së miri me gjithçka që e rrethon.
- 2 zona — Përjetoni kapacitetin maksimal të frigoriferit të verës me sistemin tonë me dy zona.
- "TempProtect Plus" — Mbrojtje e dyfishtë.
- EasyFresh — Garanti për freskinë e tregut në shtëpinë tuaj është rafti ynë për ruajtjen e ushqimeve EasyFresh.
- NoFrost — Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë.
- "UVProtect Plus" — Mbrojtje e trefishtë.
- "VibrateSafe" — Vera juaj ka nevojë për hapësirë dhe qetësi.
- SuperSilent — Shijoni qetësinë.

Teknologjitë dhe funksionet

TipOpen
Ju pëlqen shumë që dizajni me dekorin e kuzhinës pa doreza të bjerë në sy menjëherë? Atëherë, dera e xhamit pa doreza, me sipërfaqe të izoluar plotësisht është shtesa e përsosur për këtë - ajo integrohet më së miri me gjithçka që e rrethon. Element shtesë i volitshëm: Falë teknologjisë “TipOpen”, dera hapet me disa centimetra kur shtypet. Nëse dera nuk hapet më tej pas 3 sekondash, ajo mbyllet përsëri automatikisht përmes sistemit "SoftSystem".

2 zona
Përjetoni kapacitetin maksimal të frigoriferit të verës me sistemin tonë me dy zona. Temperatura e çdo zone mund të rregullohet me saktësi nga +5 °C deri në +20 °C, duke garantuar që verërat e kuqe dhe ato të bardha po maturohen në mënyrë të hijshme ose që janë gati për tu servirur në çdo moment, falë një pajisjeje të vetme. Kjo risi ofron fleksibilitet dhe komoditet, pavarësisht nëse jeni një koleksionist vere me përvojë apo sapo keni filluar.

"TempProtect Plus"
Mbrojtje e dyfishtë. Me "TempProtect Plus", frigoriferët tanë për temperimin e verës matin temperaturën në mënyrë të vazhdueshme me dy sensorë. Kjo ju siguron dyfish që verërat tuaja po mbrohen nga luhatjet e temperaturës. Ju njoftoheni sapo një nga sensorët të zbulojë një ndryshim kritik në temperaturë dhe kjo ju lejon të ndërmerrni veprim shpejt.

EasyFresh
Garanti për freskinë e tregut në shtëpinë tuaj është rafti ynë për ruajtjen e ushqimeve EasyFresh. Nëse janë fruta apo perime: këtu ruhet gjithçka në mënyrë optimale. Nga ushqimet rritet lagështia e ajrit në raft falë mbylljes hermetike. Në këtë mënyrë ushqimet ruhen të freskëta për një kohë të gjatë.

NoFrost
Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.

"UVProtect Plus"
Mbrojtje e trefishtë. Frigoriferët për temperimin e verës me derë xhami ofrojnë mbrojtje fantastike nga rrezatimi UV: tre shtresa mbrojtëse prej xhami të veshur dhe një shtresë e dyfishtë prej metali të depozituar me vakum. I njohur si lustrimi "Low-E", ofron mbrojtje tejet efikase për verën tuaj kundër rrezatimit të dëmshëm diellor.

"VibrateSafe"
Vera juaj ka nevojë për hapësirë dhe qetësi. Kjo është arsyeja pse frigoriferët tanë për temperimin e verës garantojnë ruajtje delikate me kompresorë pa zhurmë, të krijuar posaçërisht nga Liebherr dhe rafte të qëndrueshme prej ahu të fortë. Kjo lejon verën tuaj të maturohet në qetësi dhe e pashqetësuar.

SuperSilent
Shijoni qetësinë. Frigoriferët e rinj për temperimin e verës nga Liebherr janë krijuar për të punuar pa zhurmë. Edhe nëse thjesht po lexoni, gjëja më e zhurmshme që do të dëgjoni është shfletimi i fletëve. Kjo paqe dhe qetësi nuk është e këndshme vetëm për ju por i lejon gjithashtu dhe verës tuaj të maturohet plotësisht e pashqetësuar.

Touch-Display
Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr. Në ekran janë të renditura qartë të gjitha funksionet. Me një prekje të lehtë me gisht ju zgjidhni për shembull pa mundim funksionet ose kontrolloni temperaturën aktuale të pajisjes suaj ftohëse.

Rafti i ekspozimit
Koleksioni juaj i verërave e ka gjetur shtëpinë, po ato shishet e hapura? Ne kemi krijuar aksesorin ideal për ekspozimin dhe ruajtjen e tyre: një raft ekspozimi prej druri, i cili ofron ruajtje horizontale dhe një "modalitet prezantimi" të dobishëm me anim. I përkryer gjithashtu në rastet kur keni ftuar mysafirë dhe dëshironi të nxirrni në pah verën tuaj të preferuar për në darkë

VarioSpace
Po kërkoni për një vend ku mund të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? Kjo nuk është problem për ngrirësin tuaj Liebherr: ai e di se ndonjëherë ju duhet më shumë hapësirë. Falë VarioSpace, ju mund të hiqni lehtësisht sirtarët e ngrirësit dhe ja ku do të keni me shumë hapësirë ruajtëse për artikujt tuaj!

Filtër me karbon "FreshAir"
Për t'u siguruar që vera të maturohet në cilësi të përsosur ajri, të gjithë frigoriferët Liebherr për temperimin e verës, kanë një filtër me karbon aktiv që neutralizon të gjitha aromat. Kjo do të thotë që vera juaj do mbajë buqetën e saj të pastër. Për t'u siguruar që të qëndrojë e tillë, "Liebherr" ju kujton çdo 6 muaj që të ndryshoni filtrin, gjë që mund ta bëni lehtësisht vetë.

UVProtect
Dvostruka zaštita. Frižideri za vino sa staklenim vratima nude neprevaziđenu zaštitu od UV zračenja: dva zaštitna sloja koja se sastoje od zatamnjenog stakla i sloja vakuumski nanetog metala. Poznat je kao niskoemisioni premaz i pruža zaštitu velike efikasnosti za vino od štetnog sunčevog zračenja.
| Vëllimi i përgjithshëm | 797 l |
















