LIEBHERR IXRF 5176 Peak

Намалена ценаден 440,990.00

Вклучен данок. Испораката се пресметува при наплата

SKU: L143130

EAN: 4016803143130

Kombinim krah-për-krah — IXRF 5176. Vëllimi 509 l.

Dekada specializimi në një pajisje

Liebherr është prodhues gjerman që prej më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh zhvillon vetëm teknikë ftohëse — frigoriferë, ngrirës dhe frigoriferë vere. E gjithë vëmendja inxhinierike është përqendruar në një detyrë: ta ruajë ushqimin sa më gjatë të freskët, me konsumin më të ulët të energjisë dhe punën më të qetë.

Teknologjitë e integruara në IXRF 5176

  • BioFresh Professional — Koshi BioFresh Professional i siguron ushqimit freski shtesë për jetëgjatësi më të madhe - efekt vizual surprizues: Falë HydroBreeze, frutat dhe perimet mbulohen nga një mjegull e ftohtë, e cila vepron si shtresë mbrojtëse.
  • BioFresh me HydroBreeze — Ju dëshironi të freskoni frutat dhe perimet si profesionistë? HydroBreeze do t'ju entuziazmojë: Mjegullimi i ftohtë lidhur me temperaturën në kasetë shumë pak mbi 0°C, u jep ushqimeve atë goditje shtesë për qëndrueshmëri më të gjatë.
  • NoFrost — Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë.
  • LightTower — Një nga elementet më të rëndësishme dhe më të neglizhuara të dizajnit, është ndriçimi.
  • Touch & Swipe-Display — Frigoriferët për temperimin e verës “Vinidor” synojnë t'ju ofrojnë një ndjesi të përkryer kënaqësie dhe për këtë arsye çdo detaj është projektuar për t'ju mundësuar të shijoni momentin tuaj të lumturisë.
  • Pjesa e brendshme me veshje "BlackSteel" — Sfondi ideal për koleksionin tuaj të verërave: një panel i pasmë me veshje "BlackSteel".
  • IceTower — Falë një rezerve për kubat e akullit prej 8 kg IceTower siguron që në festën tuaj të mos mbarojnë asnjëherë pijet e ftohta.
  • IceMaker me lidhjen e rrjetit të ujit — Nëse shkoni në festë ose për koktej spontan: Me IceMaker e integruar ju keni vazhdimisht kuba akulli të mjaftueshme.
BioFresh ProfessionalBioFresh me HydroBreezeNoFrostLightTowerTouch & Swipe-DisplayPjesa e brendshme me veshje "BlackSteel"IceTowerIceMaker me lidhjen e rrjetit të ujitSoftSystemSoftTelescopicVarioSpaceSuperSilentNdriçim LED në sektorin e ngrirjes

Teknologjitë dhe funksionet

BioFresh Professional

BioFresh Professional

Koshi BioFresh Professional i siguron ushqimit freski shtesë për jetëgjatësi më të madhe - efekt vizual surprizues: Falë HydroBreeze, frutat dhe perimet mbulohen nga një mjegull e ftohtë, e cila vepron si shtresë mbrojtëse. Në kombinim me një temperaturë pak mbi 0°C dhe me nivel të lartë lagështie, këtu frutat dhe perimet e paambalazhuara ruhen në kushtet ideale.

BioFresh me HydroBreeze

BioFresh me HydroBreeze

Ju dëshironi të freskoni frutat dhe perimet si profesionistë? HydroBreeze do t'ju entuziazmojë: Mjegullimi i ftohtë lidhur me temperaturën në kasetë shumë pak mbi 0°C, u jep ushqimeve atë goditje shtesë për qëndrueshmëri më të gjatë. Dhe siguron një efekt optik Wow. HydroBreeze aktivizohet çdo 90 minuta për 4 sekonda dhe për 8 sekonda gjatë hapjes së derës.

NoFrost

NoFrost

Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.

LightTower

LightTower

Një nga elementet më të rëndësishme dhe më të neglizhuara të dizajnit, është ndriçimi. Nëse përdoret në mënyrë të zgjuar, ai mund të sjellë një atmosferë të mrekullueshme, ashtu si bën në pajisjet tona me dyer prej xhami. Dy kolona vertikale drite ndriçojnë shishet tuaja të verës si vepra arti që janë, sa herë që hapni derën ose gjatë gjithë kohës. Zgjedhja është e juaja ashtu si me intensitetin e ndriçimit.

Touch & Swipe-Display

Touch & Swipe-Display

Frigoriferët për temperimin e verës “Vinidor” synojnë t'ju ofrojnë një ndjesi të përkryer kënaqësie dhe për këtë arsye çdo detaj është projektuar për t'ju mundësuar të shijoni momentin tuaj të lumturisë. Ashtu si ekrani me ngjyra "Touch & Swipe" që ju lejon të zgjidhni funksionet në mënyrë intuitive me prekje dhe rrëshqitje, dhe e bën përcaktimin e temperaturës, pothuajse po aq të këndshëm sa shijimi i verës më vonë.

Pjesa e brendshme me veshje "BlackSteel"

Pjesa e brendshme me veshje "BlackSteel"

Sfondi ideal për koleksionin tuaj të verërave: një panel i pasmë me veshje "BlackSteel". Veshja e mrekullueshme e inoksit me ngjyrë të zezë i shton një element të veçantë pjesës së brendshme të frigoriferit për temperim të verës. Megjithatë, pamja është vetëm një nga avantazhet e tij, muri i pasmë siguron gjithashtu qarkullim të ekuilibruar të ajrit dhe lagështi të kontrolluar në mënyrë të përkryer.

IceTower

IceTower

Falë një rezerve për kubat e akullit prej 8 kg IceTower siguron që në festën tuaj të mos mbarojnë asnjëherë pijet e ftohta. Lopata e kubave të akullit dhe pllaka që tërhiqet mbi shina teleskopike mundësojnë një hyrje komode te kubat e akullit. Nëpërmjet një tabakaje shtesë ju mund të ruani edhe sasi të pakta akulli dhe të mbani poshtë ushqimin e ngrirë. Sirtari pranë ofron hapësirë për artikujt që duan shumë ftohje.

IceMaker me lidhjen e rrjetit të ujit

IceMaker me lidhjen e rrjetit të ujit

Nëse shkoni në festë ose për koktej spontan: Me IceMaker e integruar ju keni vazhdimisht kuba akulli të mjaftueshme. Në rastin e IceMaker me sternën e ujit ju mbushni ujin lehtësisht në sternën e ujit që mund të nxirret jashtë. Falë funksionit Maxlce ju mund të bëni përditë deri në 1,5 kg kuba akulli. Ndarësi i raftit të akullit ndihmon sirtarin për t'i ndarë ato në mënyrë të preferuar: disa kuba akulli majtas, akullorja djathtas.

SoftSystem

SoftSystem

"SoftSystem" mundëson që dera e frigoriferit të verës të mbyllet butësisht dhe pa zhurmë, edhe kur është i mbushur plotësisht. Mekanizmi i integruar nuk lejon përplasjen, duke siguruar një mbyllje të butë e të kontrolluar që e mbron koleksionin tuaj të verës nga dridhjet dhe tronditjet. Shijoni elegancën dhe funksionalitetin e një frigoriferi që punon me saktësi pa zhurmë.

SoftTelescopic

SoftTelescopic

Gëzohuni për të hapur raftin tuaj BioFresh: Jo vetëm për shkak të ushqimeve të freskëta – por edhe sepse hapja është aq e lehtë dhe mbyllja është automatike dhe e zbutur. Për këtë kujdesen shinat teleskopike, mbi të cilat rafti del butë. Dhe meqë ky del plotësisht, ju keni një pamje më të mirë rreth përmbajtjes.

VarioSpace

VarioSpace

Po kërkoni për një vend ku mund të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? Kjo nuk është problem për ngrirësin tuaj Liebherr: ai e di se ndonjëherë ju duhet më shumë hapësirë. Falë VarioSpace, ju mund të hiqni lehtësisht sirtarët e ngrirësit dhe ja ku do të keni me shumë hapësirë ruajtëse për artikujt tuaj!

SuperSilent

SuperSilent

Shijoni qetësinë. Frigoriferët e rinj për temperimin e verës nga Liebherr janë krijuar për të punuar pa zhurmë. Edhe nëse thjesht po lexoni, gjëja më e zhurmshme që do të dëgjoni është shfletimi i fletëve. Kjo paqe dhe qetësi nuk është e këndshme vetëm për ju por i lejon gjithashtu dhe verës tuaj të maturohet plotësisht e pashqetësuar.

Ndriçim LED në sektorin e ngrirjes

Ndriçim LED në sektorin e ngrirjes

Nëse në frigoriferin tuaj ngrirës nga Liebherr hapni sirtarët, nuk ju kënaq vetëm pamja e ushqimeve tuaj – por edhe ndriçimi tërheqës. Kjo bëhet e mundur nga dritat e fuqishme, jetëgjata dhe me eficiencë energjetike LED. Ndriçimi e bën pamjen nëpërmjet përmbajtjes edhe më të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë është një element i pazakontë dizajni.

Përmasat dhe montimi

Vizatimi teknik
Vizatimi teknik
Vëllimi i përgjithshëm 509 l