


LIEBHERR XRFsf 5225 Plus
Вклучен данок. Испораката се пресметува при наплата
EAN: 4016803144014
Kombinim krah-për-krah — XRFsf 5225 nga seria Plus.
Dekada specializimi në një pajisje
Liebherr është prodhues gjerman që prej më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh zhvillon vetëm teknikë ftohëse — frigoriferë, ngrirës dhe frigoriferë vere. E gjithë vëmendja inxhinierike është përqendruar në një detyrë: ta ruajë ushqimin sa më gjatë të freskët, me konsumin më të ulët të energjisë dhe punën më të qetë.
Teknologjitë e integruara në XRFsf 5225
- BioFresh — Në kasetat BioFresh edhe ushqimet delikate qëndrojnë të freskëta: Falë një temperature afër 0 °C, kasetat "Meat & Dairy" ofron kushte ideale të ruajtjes për mish ose qumësht të freskët.
- NoFrost — Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë.
- Touch-Display — Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr.
- EasyOpen — A e njihni këtë ndjesi? Pas ruajtjes së blerjeve në ngrirës ju vini re që kishit harruar një ushqim – dhe duhet ta tërhiqni fort derën për ta hapur përsëri.
- SuperSilent — Shijoni qetësinë.
- SpaceBox — Në pajisjen tuaj Liebherr ju fusni edhe "gjëra të mëdha": Sepse për gjelin e detit XL ose tortën me akullore me disa kate thjesht nevojitet më shumë vend.
- FrostProtect — Jo të gjithë ngrirësit vendosen në dhoma që kanë ngrohje.
- SuperFrost — Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes.

Teknologjitë dhe funksionet

BioFresh
Në kasetat BioFresh edhe ushqimet delikate qëndrojnë të freskëta: Falë një temperature afër 0 °C, kasetat "Meat & Dairy" ofron kushte ideale të ruajtjes për mish ose qumësht të freskët. Falë mbylljes së ngushtë, kasetat "Fruit & Vegetable" ka gjithashtu lagështi më të lartë - e përsosur për fruta dhe perime. Me e mira: Gjithçka është vendosur në mënyrë optimale nga fabrikë.

NoFrost
Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.

Touch-Display
Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr. Në ekran janë të renditura qartë të gjitha funksionet. Me një prekje të lehtë me gisht ju zgjidhni për shembull pa mundim funksionet ose kontrolloni temperaturën aktuale të pajisjes suaj ftohëse.

EasyOpen
A e njihni këtë ndjesi? Pas ruajtjes së blerjeve në ngrirës ju vini re që kishit harruar një ushqim – dhe duhet ta tërhiqni fort derën për ta hapur përsëri. Kjo nuk ju ndodh me pajisjen tuaj Liebherr: Falë EasyOpen dera mund të hapet në mënyrë komode dhe të thjeshtë edhe disa herë njëra pas tjetrës.

SuperSilent
Shijoni qetësinë. Frigoriferët e rinj për temperimin e verës nga Liebherr janë krijuar për të punuar pa zhurmë. Edhe nëse thjesht po lexoni, gjëja më e zhurmshme që do të dëgjoni është shfletimi i fletëve. Kjo paqe dhe qetësi nuk është e këndshme vetëm për ju por i lejon gjithashtu dhe verës tuaj të maturohet plotësisht e pashqetësuar.

SpaceBox
Në pajisjen tuaj Liebherr ju fusni edhe "gjëra të mëdha": Sepse për gjelin e detit XL ose tortën me akullore me disa kate thjesht nevojitet më shumë vend. Për raste të tilla pajisja juaj Liebherr ka SpaceBox: Me një lartësi bujare prej 250 mm ajo ofron shumë hapësirë shtesë në ngrirje, edhe për ushqime të mëdha. Dhe kjo ju ndihmon për mbajtjen në mënyrë fleksibël të rezervës.

FrostProtect
Jo të gjithë ngrirësit vendosen në dhoma që kanë ngrohje. Disa ndodhen në garazhe ose depo të ftohta. Është bukur të dini se frigoriferi juaj Liebherr është ndërtuar posaçërisht për ambient të ftohtë, sepse të gjitha pjesët janë bërë që të punojnë në temperatura ambienti deri në -15 °C.

SuperFrost
Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes. Kështu temperatura mbetet konstante, nëse ju vendosni ushqime të pa ngrira. Në të njëjtën kohë SuperFrost kursen energji: Në rast se funksioni nuk fiket manualisht, atëherë ai çaktivizohet automatikisht pas 65 orësh.

SuperCool
Frigoriferi juaj duhet të ruajë temperaturën optimale, edhe kur ju tani keni vendosur ushqimet e tregut që janë ngrohur nga dielli? Ky është një rast për SuperCool: E aktivizuar njëherë, pajisja juaj Liebherr e përforcon fuqinë e saj, derisa ushqimet e freskëta të jenë ftohur aq sa përmbajtja tjetër. Pastaj SuperCool fiket automatikisht.

VarioSpace
Po kërkoni për një vend ku mund të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? Kjo nuk është problem për ngrirësin tuaj Liebherr: ai e di se ndonjëherë ju duhet më shumë hapësirë. Falë VarioSpace, ju mund të hiqni lehtësisht sirtarët e ngrirësit dhe ja ku do të keni me shumë hapësirë ruajtëse për artikujt tuaj!













