LIEBHERR XRCbs 5295 Peak

Намалена ценаден 446,490.00

Вклучен данок. Испораката се пресметува при наплата

SKU: L087236

EAN: 4016803087236

Kombinim krah për krah me ndarjen e kalitjes së verës — XRCbs 5295 nga seria Peak.

Dekada specializimi në një pajisje

Liebherr është prodhues gjerman që prej më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh zhvillon vetëm teknikë ftohëse — frigoriferë, ngrirës dhe frigoriferë vere. E gjithë vëmendja inxhinierike është përqendruar në një detyrë: ta ruajë ushqimin sa më gjatë të freskët, me konsumin më të ulët të energjisë dhe punën më të qetë.

Teknologjitë e integruara në XRCbs 5295

  • BioFresh Professional — Koshi BioFresh Professional i siguron ushqimit freski shtesë për jetëgjatësi më të madhe - efekt vizual surprizues: Falë HydroBreeze, frutat dhe perimet mbulohen nga një mjegull e ftohtë, e cila vepron si shtresë mbrojtëse.
  • BioFresh me HydroBreeze — Ju dëshironi të freskoni frutat dhe perimet si profesionistë? HydroBreeze do t'ju entuziazmojë: Mjegullimi i ftohtë lidhur me temperaturën në kasetë shumë pak mbi 0°C, u jep ushqimeve atë goditje shtesë për qëndrueshmëri më të gjatë.
  • 2 zona — Përjetoni kapacitetin maksimal të frigoriferit të verës me sistemin tonë me dy zona.
  • "TempProtect Plus" — Mbrojtje e dyfishtë.
  • NoFrost — Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë.
  • DuoCooling — DuoCooling përdor dy qarqe komplet të ndara të ftohjes për t'u siguruar që ndërmjet sektorit të ftohjes dhe ngrirjes të mos ketë asnjë shkëmbim ajri.
  • InfinitySpring — Një burim uji i pijshëm i ftohtë dhe i freskët në kuzhinën tuaj.
  • Aksesori i integruar "SmartDeviceBox" — Monitoroni verën tuaj kudo që jeni.
BioFresh ProfessionalBioFresh me HydroBreeze2 zona"TempProtect Plus"NoFrostDuoCoolingInfinitySpringAksesori i integruar "SmartDeviceBox"LightTowerTouch & Swipe-DisplayMuri i pasmë me SmartSteelRaftet e drurit "FlexFit"IceMaker me lidhjen e rrjetit të ujitSoftSystem"HumiditySelect"SoftTelescopic"UVProtect Plus""VibrateSafe"Shinat "SoftTelescopic"SuperSilentNdriçimi i prezantimitFiltër me karbon "FreshAir"SuperFrostSuperCoolVarioSpace

Teknologjitë dhe funksionet

BioFresh Professional

BioFresh Professional

Koshi BioFresh Professional i siguron ushqimit freski shtesë për jetëgjatësi më të madhe - efekt vizual surprizues: Falë HydroBreeze, frutat dhe perimet mbulohen nga një mjegull e ftohtë, e cila vepron si shtresë mbrojtëse. Në kombinim me një temperaturë pak mbi 0°C dhe me nivel të lartë lagështie, këtu frutat dhe perimet e paambalazhuara ruhen në kushtet ideale.

BioFresh me HydroBreeze

BioFresh me HydroBreeze

Ju dëshironi të freskoni frutat dhe perimet si profesionistë? HydroBreeze do t'ju entuziazmojë: Mjegullimi i ftohtë lidhur me temperaturën në kasetë shumë pak mbi 0°C, u jep ushqimeve atë goditje shtesë për qëndrueshmëri më të gjatë. Dhe siguron një efekt optik Wow. HydroBreeze aktivizohet çdo 90 minuta për 4 sekonda dhe për 8 sekonda gjatë hapjes së derës.

2 zona

2 zona

Përjetoni kapacitetin maksimal të frigoriferit të verës me sistemin tonë me dy zona. Temperatura e çdo zone mund të rregullohet me saktësi nga +5 °C deri në +20 °C, duke garantuar që verërat e kuqe dhe ato të bardha po maturohen në mënyrë të hijshme ose që janë gati për tu servirur në çdo moment, falë një pajisjeje të vetme. Kjo risi ofron fleksibilitet dhe komoditet, pavarësisht nëse jeni një koleksionist vere me përvojë apo sapo keni filluar.

"TempProtect Plus"

"TempProtect Plus"

Mbrojtje e dyfishtë. Me "TempProtect Plus", frigoriferët tanë për temperimin e verës matin temperaturën në mënyrë të vazhdueshme me dy sensorë. Kjo ju siguron dyfish që verërat tuaja po mbrohen nga luhatjet e temperaturës. Ju njoftoheni sapo një nga sensorët të zbulojë një ndryshim kritik në temperaturë dhe kjo ju lejon të ndërmerrni veprim shpejt.

NoFrost

NoFrost

Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.

DuoCooling

DuoCooling

DuoCooling përdor dy qarqe komplet të ndara të ftohjes për t'u siguruar që ndërmjet sektorit të ftohjes dhe ngrirjes të mos ketë asnjë shkëmbim ajri. Ushqimi as nuk thahet dhe as nuk merr aromën e ushqimeve të tjera. Kjo do të thotë të hedhësh më pak ushqim, të bësh blerje më rrallë, të kursesh më tepër dhe të kesh më shumë kënaqësi.

InfinitySpring

InfinitySpring

Një burim uji i pijshëm i ftohtë dhe i freskët në kuzhinën tuaj. InfinitySpring duket tepër i bukur për të qenë i vërtetë. Dispenseri i ujit ju lejon të merrni ujë pa pikuar dhe ofron ujë të freskët dhe të ftohtë. Thjesht prekni panelin me kanë ose gotë dhe shijoni ujin.

Aksesori i integruar "SmartDeviceBox"

Aksesori i integruar "SmartDeviceBox"

Monitoroni verën tuaj kudo që jeni. Frigoriferi për temperimin e verës "Vinidor Selection" vjen i lidhur me rrjetin, në mënyrë që të mund të shijoni të gjitha avantazhet e apikacionit "SmartDevice". Me të, ju keni qasje te pajisja juaj nga çdo vend dhe mund të shikoni dhe ndryshoni shumë cilësime kur jeni larg, siç është temperatura. Gjithashtu, ju dërgon informacion sigurie rreth pajisjes dhe verës në telefon.

LightTower

LightTower

Një nga elementet më të rëndësishme dhe më të neglizhuara të dizajnit, është ndriçimi. Nëse përdoret në mënyrë të zgjuar, ai mund të sjellë një atmosferë të mrekullueshme, ashtu si bën në pajisjet tona me dyer prej xhami. Dy kolona vertikale drite ndriçojnë shishet tuaja të verës si vepra arti që janë, sa herë që hapni derën ose gjatë gjithë kohës. Zgjedhja është e juaja ashtu si me intensitetin e ndriçimit.

Touch & Swipe-Display

Touch & Swipe-Display

Frigoriferët për temperimin e verës “Vinidor” synojnë t'ju ofrojnë një ndjesi të përkryer kënaqësie dhe për këtë arsye çdo detaj është projektuar për t'ju mundësuar të shijoni momentin tuaj të lumturisë. Ashtu si ekrani me ngjyra "Touch & Swipe" që ju lejon të zgjidhni funksionet në mënyrë intuitive me prekje dhe rrëshqitje, dhe e bën përcaktimin e temperaturës, pothuajse po aq të këndshëm sa shijimi i verës më vonë.

Muri i pasmë me SmartSteel

Muri i pasmë me SmartSteel

Muri i pasmë me SmartSteel inoksi i huazon një dëshirë fisnike pajisjes suaj Liebherr. Edhe ushqimet tuaja e adhurojnë SmartSteel: Sepse çeliku prej inoksi është i pastër dhe higjienik për ushqimet. Për më tepër SmartSteel redukton dukshmërinë e shenjave të gishtave – kjo e bën edhe më të bukur pamjen.

Raftet e drurit "FlexFit"

Raftet e drurit "FlexFit"

Personalizimi i rafteve është bërë dhe më i thjeshtë: shufrat e drurit me përshtatje të rafteve të ruajtjes "FlexFit", ju lejojnë të krijoni një hapësirë të përkryer për çdo shishe, madje edhe për ato me madhësi të madhe. Në këtë mënyrë, koleksioni juaj i verërave do të duket më i rregullt se kurrë dhe nuk duhet të shqetësoheni më për derdhjet e herëpashershme të verës së kuqe, pasi thjesht mund t'i zëvendësoni shufrat e njollosura.

IceMaker me lidhjen e rrjetit të ujit

IceMaker me lidhjen e rrjetit të ujit

Nëse shkoni në festë ose për koktej spontan: Me IceMaker e integruar ju keni vazhdimisht kuba akulli të mjaftueshme. Në rastin e IceMaker me sternën e ujit ju mbushni ujin lehtësisht në sternën e ujit që mund të nxirret jashtë. Falë funksionit Maxlce ju mund të bëni përditë deri në 1,5 kg kuba akulli. Ndarësi i raftit të akullit ndihmon sirtarin për t'i ndarë ato në mënyrë të preferuar: disa kuba akulli majtas, akullorja djathtas.

SoftSystem

SoftSystem

"SoftSystem" mundëson që dera e frigoriferit të verës të mbyllet butësisht dhe pa zhurmë, edhe kur është i mbushur plotësisht. Mekanizmi i integruar nuk lejon përplasjen, duke siguruar një mbyllje të butë e të kontrolluar që e mbron koleksionin tuaj të verës nga dridhjet dhe tronditjet. Shijoni elegancën dhe funksionalitetin e një frigoriferi që punon me saktësi pa zhurmë.

"HumiditySelect"

"HumiditySelect"

Mos lejoni tapat tuaja që të thërrmohen. Me "HumiditySelect", ju mund të caktoni lagështinë në ekranin e modeleve Vinidor në dy nivele: "Standard Humidity" (Lagështi standarde) dhe "High Humidity" (Lagështi e lartë). Është shumë e thjeshtë dhe i bën mirë verës tuaj, duke qenë se lagështia e përsosur siguron që tapat të qëndrojnë të njoma dhe mban shishet tuaja të izoluara fort.

SoftTelescopic

SoftTelescopic

Gëzohuni për të hapur raftin tuaj BioFresh: Jo vetëm për shkak të ushqimeve të freskëta – por edhe sepse hapja është aq e lehtë dhe mbyllja është automatike dhe e zbutur. Për këtë kujdesen shinat teleskopike, mbi të cilat rafti del butë. Dhe meqë ky del plotësisht, ju keni një pamje më të mirë rreth përmbajtjes.

"UVProtect Plus"

"UVProtect Plus"

Mbrojtje e trefishtë. Frigoriferët për temperimin e verës me derë xhami ofrojnë mbrojtje fantastike nga rrezatimi UV: tre shtresa mbrojtëse prej xhami të veshur dhe një shtresë e dyfishtë prej metali të depozituar me vakum. I njohur si lustrimi "Low-E", ofron mbrojtje tejet efikase për verën tuaj kundër rrezatimit të dëmshëm diellor.

"VibrateSafe"

"VibrateSafe"

Vera juaj ka nevojë për hapësirë dhe qetësi. Kjo është arsyeja pse frigoriferët tanë për temperimin e verës garantojnë ruajtje delikate me kompresorë pa zhurmë, të krijuar posaçërisht nga Liebherr dhe rafte të qëndrueshme prej ahu të fortë. Kjo lejon verën tuaj të maturohet në qetësi dhe e pashqetësuar.

Shinat "SoftTelescopic"

Shinat "SoftTelescopic"

Tani, eksplorimi i koleksionit tuaj të verërave bëhet dhe më argëtues. Shinat e projektuara me kujdes "SoftTelescopic", të frigoriferëve të serisë Vinidor Selection sigurojnë një shtyrje dhe tërheqje të lehtë të rafteve të verës, duke minimizuar ndërprerjen e procesit të verës dhe duke e sjellë atë tek ju me lehtësi, gjë që e cila ju ofron kënaqësinë të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë si shije.

SuperSilent

SuperSilent

Shijoni qetësinë. Frigoriferët e rinj për temperimin e verës nga Liebherr janë krijuar për të punuar pa zhurmë. Edhe nëse thjesht po lexoni, gjëja më e zhurmshme që do të dëgjoni është shfletimi i fletëve. Kjo paqe dhe qetësi nuk është e këndshme vetëm për ju por i lejon gjithashtu dhe verës tuaj të maturohet plotësisht e pashqetësuar.

Ndriçimi i prezantimit

Ndriçimi i prezantimit

Shfaqini verërat me ndriçimin më të mirë falë dritës së prezantimit të frigoriferit për temperim të verës. Në njësitë me dyer xhami, drita qëndron e ndezur dhe kur dera është e mbyllur. Në këtë mënyrë, koleksioni juaj i verës është gjithmonë diçka që tërheq vëmendjen. Ndriçimi i dritës mund të rregullohet individualisht nëpërmjet ekranit dhe aplikacionit "SmartDevice".

Filtër me karbon "FreshAir"

Filtër me karbon "FreshAir"

Për t'u siguruar që vera të maturohet në cilësi të përsosur ajri, të gjithë frigoriferët Liebherr për temperimin e verës, kanë një filtër me karbon aktiv që neutralizon të gjitha aromat. Kjo do të thotë që vera juaj do mbajë buqetën e saj të pastër. Për t'u siguruar që të qëndrojë e tillë, "Liebherr" ju kujton çdo 6 muaj që të ndryshoni filtrin, gjë që mund ta bëni lehtësisht vetë.

SuperFrost

SuperFrost

Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes. Kështu temperatura mbetet konstante, nëse ju vendosni ushqime të pa ngrira. Në të njëjtën kohë SuperFrost kursen energji: Në rast se funksioni nuk fiket manualisht, atëherë ai çaktivizohet automatikisht pas 65 orësh.

SuperCool

SuperCool

Frigoriferi juaj duhet të ruajë temperaturën optimale, edhe kur ju tani keni vendosur ushqimet e tregut që janë ngrohur nga dielli? Ky është një rast për SuperCool: E aktivizuar njëherë, pajisja juaj Liebherr e përforcon fuqinë e saj, derisa ushqimet e freskëta të jenë ftohur aq sa përmbajtja tjetër. Pastaj SuperCool fiket automatikisht.

VarioSpace

VarioSpace

Po kërkoni për një vend ku mund të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? Kjo nuk është problem për ngrirësin tuaj Liebherr: ai e di se ndonjëherë ju duhet më shumë hapësirë. Falë VarioSpace, ju mund të hiqni lehtësisht sirtarët e ngrirësit dhe ja ku do të keni me shumë hapësirë ruajtëse për artikujt tuaj!

Përmasat dhe montimi

Vizatimi teknik
Vizatimi teknik