LIEBHERR WSbsi 5252 Vinidor

Намалена ценаден 168,490.00

Вклучен данок. Испораката се пресметува при наплата

SKU: L088097

EAN: 4016803088097

Frigorifer përshtatës i temperaturës së verës — WSbsi 5252 nga seria Vinidor. 155 shishe, klasa energjetike E, L/Gj/Th 185,4 / 59,7 / 67,5 cm.

Dekada specializimi në një pajisje

Liebherr është prodhues gjerman që prej më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh zhvillon vetëm teknikë ftohëse — frigoriferë, ngrirës dhe frigoriferë vere. E gjithë vëmendja inxhinierike është përqendruar në një detyrë: ta ruajë ushqimin sa më gjatë të freskët, me konsumin më të ulët të energjisë dhe punën më të qetë.

Teknologjitë e integruara në WSbsi 5252

  • 2 zona — Përjetoni kapacitetin maksimal të frigoriferit të verës me sistemin tonë me dy zona.
  • "TempProtect Plus" — Mbrojtje e dyfishtë.
  • "HumiditySelect" — Mos lejoni tapat tuaja që të thërrmohen.
  • "VibrateSafe" — Vera juaj ka nevojë për hapësirë dhe qetësi.
  • Filtër me karbon "FreshAir" — Për t'u siguruar që vera të maturohet në cilësi të përsosur ajri, të gjithë frigoriferët Liebherr për temperimin e verës, kanë një filtër me karbon aktiv që neutralizon të gjitha aromat.
  • Rafti i ekspozimit — Koleksioni juaj i verërave e ka gjetur shtëpinë, po ato shishet e hapura? Ne kemi krijuar aksesorin ideal për ekspozimin dhe ruajtjen e tyre: një raft ekspozimi prej druri, i cili ofron ruajtje horizontale dhe një "modalitet prezantimi" të dobishëm me anim.
  • Aksesori i integruar "SmartDeviceBox" — Monitoroni verën tuaj kudo që jeni.
2 zona"TempProtect Plus""HumiditySelect""VibrateSafe"Filtër me karbon "FreshAir"Rafti i ekspozimitAksesori i integruar "SmartDeviceBox"

Teknologjitë dhe funksionet

2 zona

2 zona

Përjetoni kapacitetin maksimal të frigoriferit të verës me sistemin tonë me dy zona. Temperatura e çdo zone mund të rregullohet me saktësi nga +5 °C deri në +20 °C, duke garantuar që verërat e kuqe dhe ato të bardha po maturohen në mënyrë të hijshme ose që janë gati për tu servirur në çdo moment, falë një pajisjeje të vetme. Kjo risi ofron fleksibilitet dhe komoditet, pavarësisht nëse jeni një koleksionist vere me përvojë apo sapo keni filluar.

"TempProtect Plus"

"TempProtect Plus"

Mbrojtje e dyfishtë. Me "TempProtect Plus", frigoriferët tanë për temperimin e verës matin temperaturën në mënyrë të vazhdueshme me dy sensorë. Kjo ju siguron dyfish që verërat tuaja po mbrohen nga luhatjet e temperaturës. Ju njoftoheni sapo një nga sensorët të zbulojë një ndryshim kritik në temperaturë dhe kjo ju lejon të ndërmerrni veprim shpejt.

"HumiditySelect"

"HumiditySelect"

Mos lejoni tapat tuaja që të thërrmohen. Me "HumiditySelect", ju mund të caktoni lagështinë në ekranin e modeleve Vinidor në dy nivele: "Standard Humidity" (Lagështi standarde) dhe "High Humidity" (Lagështi e lartë). Është shumë e thjeshtë dhe i bën mirë verës tuaj, duke qenë se lagështia e përsosur siguron që tapat të qëndrojnë të njoma dhe mban shishet tuaja të izoluara fort.

"VibrateSafe"

"VibrateSafe"

Vera juaj ka nevojë për hapësirë dhe qetësi. Kjo është arsyeja pse frigoriferët tanë për temperimin e verës garantojnë ruajtje delikate me kompresorë pa zhurmë, të krijuar posaçërisht nga Liebherr dhe rafte të qëndrueshme prej ahu të fortë. Kjo lejon verën tuaj të maturohet në qetësi dhe e pashqetësuar.

Filtër me karbon "FreshAir"

Filtër me karbon "FreshAir"

Për t'u siguruar që vera të maturohet në cilësi të përsosur ajri, të gjithë frigoriferët Liebherr për temperimin e verës, kanë një filtër me karbon aktiv që neutralizon të gjitha aromat. Kjo do të thotë që vera juaj do mbajë buqetën e saj të pastër. Për t'u siguruar që të qëndrojë e tillë, "Liebherr" ju kujton çdo 6 muaj që të ndryshoni filtrin, gjë që mund ta bëni lehtësisht vetë.

Rafti i ekspozimit

Rafti i ekspozimit

Koleksioni juaj i verërave e ka gjetur shtëpinë, po ato shishet e hapura? Ne kemi krijuar aksesorin ideal për ekspozimin dhe ruajtjen e tyre: një raft ekspozimi prej druri, i cili ofron ruajtje horizontale dhe një "modalitet prezantimi" të dobishëm me anim. I përkryer gjithashtu në rastet kur keni ftuar mysafirë dhe dëshironi të nxirrni në pah verën tuaj të preferuar për në darkë

Aksesori i integruar "SmartDeviceBox"

Aksesori i integruar "SmartDeviceBox"

Monitoroni verën tuaj kudo që jeni. Frigoriferi për temperimin e verës "Vinidor Selection" vjen i lidhur me rrjetin, në mënyrë që të mund të shijoni të gjitha avantazhet e apikacionit "SmartDevice". Me të, ju keni qasje te pajisja juaj nga çdo vend dhe mund të shikoni dhe ndryshoni shumë cilësime kur jeni larg, siç është temperatura. Gjithashtu, ju dërgon informacion sigurie rreth pajisjes dhe verës në telefon.

Përmasat dhe montimi

Vizatimi teknik
Vizatimi teknik
Vendosja e shisheve
Vendosja e shisheve
Grupi i produkteve Frigorifer përshtatës i temperaturës së verës
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 348 l
Klasa e efiçencës së energjisë E
Klasa e klimës SN-T
Vlera e lidhjes 1,2 A
Tensioni 220-240 V ~
Klasa e klimës SN-T
Frekuenca 50/60 Hz
Konsumi i energjisë në 24 orë 0,273 kWh / 24h
Klasa e emetimit të zhurmës C
Konsumi i energjisë çdo vit 100 kWh/a
Zonat e temperaturës 2
Alarmi i derës ndarja për verën Optik dhe akustik
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve Po
Sistemi i mbylljes SoftSystem
SmartDeviceBox Integrisan
Përdorimi Me prekje&rrëshqitje
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
Zona për temperaturën e rregullueshme +5 °C deri në +20 °C
Numri i rafteve mbajtëse 8
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l 155
Ndriçimi Ndriçim zonal LED
nga të cilat rafte për reklamim 1
Doreza Slimline door handle with integrated opening mechanism in BlackSteel look
Materiali dera Full-panel door
Materiali muret anësore BlackSteel
Ngjyra trupi BlackSteel
Rrotat e transportit prapa Po
Gjatësia e kabllos së lidhjes 2.000 mm
Këndi i hapjes së derës 115°
Mentesha e derës Right
Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 185,4 / 59,7 / 67,5 cm
Vëllimi total neto 348 l
Vëllimi bruto total 413 l